Ish-ministri, Ylli Manjani në një postim në rrjetet sociale e ka konsideruar procesin e Vetingut si një hakmarrje politike të mazhorancës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, duke marrë si shembull rastin e prokurorit Gentian Trenova.
“Gentian Trenova është prokuror korrekt, i aftë dhe i përkushtuar në detyrë. Ka hetuar dhe mbrojtur suksesshëm në gjykatë çështje nga më të thjeshtat e deri të çështje të krimit të organizuar. Gentiani shërbeu tek Krimet e Rënda dhe së fundi në Prokurorinë e Apelit!
Nuk kam dëgjuar asnjë ankesë e as fjalë negative (që midis nesh ka shumë) për këtë prokuror. Ka vetëm një “të metë”. Nuk i pëlqen fare Rilindasve që qeverisin sot! Hetimi ndaj skandalit të Serverit të Tatimeve, ky Genti ishte në krye të hetimeve, e dënoi Atë!
Kaq është e vërteta e hidhur! Përrallat me pasuri janë pisllëqe dhe palaçollëqe! Ata që e kaluan vettingun ishin disafish më të pasur se Gentian Trenova!
Ky është palaçollëk jo vetting! Është hakmarrje e pastër politike! Kjo është prova flagrante që dëshmon fort se kush e si e bën vettingun në këtë vend! Le të jesh korrekt me detyrën, por nuk qe me Rilindjen je i mbaruar! Turp e faqja e zezë”, shkruan në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.