Deputetja demokrate përplaset me policinë, Meçorapaj: Dëgjesat false të Ramës

Saturday, 23 June 2018 13:36

Edhe në Vlorë kryeministri Rama u prit me protesta nga qyetarët. Si në çdo qytet tjetër ai ishte i shoqëruar me forca të shumta të sigurisë. Protesta kulmoi kur qytetarët u afruan në vendin ku do të zhvillohej aktiviteti i bashkëbisdimit të kryeministrit. Policia ka penguar protestuesit, mes tyre edhe deputeten demokrate të Vlorës, Nada Meçorapaj. Në një postim në facebook, deputetja denoncon sjelljen e policëve përballë protestuesve që për qëllim kishin vetëm reagimin qytetar.

Reagimi i plotë i deputetes së Vlorës Nada Meçorapaj:

“Policia u be gardh sot rreth Pallatit te Sportit ne Vlore. Per te ndaluar qytetaret qe nuk pajtohen me qeverine te protestonin paqesisht. Kordoni policor hapej vetem kur shfaqeshin njerez 'te partise' dhe mbyllej per te 'padeshiruarit'.

Kjo eshte vetem nje shenje se sa false jane degjesat e Kryeministrit dhe se si ato nuk jane dialog me popullin, por monolog, fjalosje me veten dhe vartesit e administrates.

Si dje ne Sarande, edhe sot ne Vlore, e njejta sjellje. Deshmi se shteti ka ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti u ka mbetur ne dore tashme si tepsi, sepse timoni u eshte thyer bashke me busullen.

Te pengosh qytetaret e tu te protestojne eshte shenja e qarte e degjenerimit. Por, ne Vlore ata e thane fjalen e tyre. Kryeministri e mori sinjalin: me parulla, peshq dhe gjeste te tjera.

Ne fund u deshen truprojat dhe makinat e shpejta per ta shpetuar nga degjesa e vertete.

35923734_468584896898061_8655800531119243264_n.jpg35923732_468584910231393_7236784598271655936_n.jpg35971278_468584816898069_2736027637955690496_n.jpg

Modifikuar më Saturday, 23 June 2018 14:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...