Rama dhe Veliaj, të xhindosur me Xhakën dhe Shaqirin

Saturday, 23 June 2018 16:42

Triumfi spektakolar i “kantonit shqiptar” të Zvicrës kundër Serbisë përhapi një valë emocioni, jo prej tifozi, por prej patriotizmi. Ishte një ndeshje si në Kolose, mes gladiatorëve shqiptarë dhe atyre serbë, dhe oshtima e triumfit shqiptar fluturoi bashkë me shpalosjen e Shqiponjës  nga Xhaka dhe Shaqiri duke shkundur gjithë Serbinë.

Por, mbushja e gazetave dhe portaleve me lajme mbi këtë triumf duket se nuk ka lënë hapësirë as për fushatën e llogaridhënës së Ramës, as për makijazhet e biçikletave dhe sheshit-qenef të Erjon Velisë. Ky triumf shqiptar duket se ka ndalur makinerinë propagandistike Rama-Veliaj.

 Por, ata s’e durojnë që  atdhedashuria apo ndjenjat  patriotike të mbysin propagandën e tyre. Ky çift korruptiv është zënë kaps dhe për të zmbrapsur Xhakën dhe Shaqirin, portalet e majta kanë filluar të nxjerrin njëfarë krimineli me emrin Izet Haxhia dhe janë mbushur me fake-news-e  me ribotime të lajmeve pro çiftit Rama-Veliaj, duke u bashkuar kështu, në një farë mënyrë, në aradhet e sulmeve të medieve serbe.  

Ngecja e ingranazheve propaganduese të dyshes Rama-Veliaj flet për natyrën korruptive dhe kriminale të saj, por edhe brishtësinë e saj për shkak të mungesë së të vërtetave. Pra, mjafton një goditje topi në rrjetën e Serbisë për të kuptuar sesa shpejt bie propaganda apatride Rama-Veliaj, bashkë me propagandën anti-shqiptare të Serbisë.

Modifikuar më Saturday, 23 June 2018 16:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...