×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

U akuza se merrte urdhra nga opozita/Liçaj: E sfidoj Veliajn, ti nxjerrë dialogjet me PD-në

Hënë, 25 June 2018 15:04

Ditën e sotme Erion Veliaj ftoi artistët në një dëgjesë për Teatrin Kombëtar.

Pas përplasjes që pati me Veliajn, aktori Neritan Liçaj braktisi dëgjesën.

I ftuar në studion e FaxNews, Liçaj tha se nuk mund të qëndronte në dëgjesë dhe u largua pasi nuk është dakord me projektligjin për teatrin. “Unë nuk jam dakord me projektligjin, nuk jam dakord me A-në, atëherë pse duhet të rri të merrem më Zh-në. Unë nuk jam dakord, një pjesë e jona nuk është dakord, ndaj dhe u largova’’, tha ai.

Në lidhje me akuzat e kryebashkiakut Veliaj se merr urdhra nga opozita, Liçaj e mohoi kategorikisht.

Unë do doja shumë që Veliaj të nxirrte komunikimin tim me deputetët e PD-së, a ku di unë. Unë kam kërkuar dhe kërkoj infrastrukturë dhe sa më shumë fonde për artin, këtë ja kam kërkuar dhe qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama.

 Erioni e di shumë mirë këtë, dhe nuk më drejtohet mua. Nëse më gjendet një komunikim mua me deputetë të PD-së atëherë unë do i kërkoj falje Erion Veliajt dhe publikut. Unë as kam marrë urdhra as nga PD-ja as nga PS-ja.

E vetmja gjë që unë kërkoj është një platformë më e mirë për aktorët dhe këtë ia kam thënë çdo qeverie e cila ka ardhur në pushtet, Berishës, Nanos, unë e kam ngritur gjithmonë zërin tim modest’’.

Në lidhje me pyetjen se çfarë kërkojnë konkretisht aktorët, Liçaj tha:

“Nuk më takon mua të them, se çfarë duhet, por hapi i parë është hapja e një bisedimi shumë njerëzor dhe shumë qytetarë”.

Ai tha se nuk do të pranonte ndërtimin e një teatri të ri.

 “Mos të preket prona publike, ti nuk mund të japësh dikujt kaq metra, nuk më intereson. Mos të preket më ai territor publik’’, përfundoi ai. /faxweb

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...