Ironia e deputetit të PD: Balla i plotëson kriteret për ministër të Brendshëm

Hënë, 25 June 2018 20:23

 Deputeti i PD-së Klevis Balliu iu është bashkuar reagimeve për sasinë e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit.Përmes një statusi në ‘Facebook’ ai ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën, duke e cilësuar si garantues të transportit të paligjshëm të parave të drogës.

Mes ironisë ai theksoi se tashmë Balla i plotësoi kushtet për t’u bërë ministër i Brendshëm. Po ashtu demokrati tha se lekët dhe makina ‘Toyota’ ku gjet sasia e eurove, i përkasin Ballës.

REAGIMI I BALLIUT
Taulant Balla, tashmë plotëson të gjitha kriteret për të qenë Ministër i Brendshëm.
Garanton transportin e parave të drogës, bashkëpunon me trafikantët, ka miq dhe shokë banditë e kriminel.
Lekët e Ballës, droga e Ballës, makinat Toyota janë të Ballës.
Kjo qeveri është e kapur prej fyti nga mafia, krimi e droga.
Taulant Balla sot i fshihet medias dhe ka frikë të ballafaqohet me gazetarët.
Kjo qeveri është kërcënim për të ardhmen e vendit, për demokracinë dhe integrimin ne BE.

Modifikuar më Hënë, 25 June 2018 20:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...