Për Ju që nuk keni lidhje me mëkatet e Rilindjes

Tuesday, 26 June 2018 10:11

Nga Romeo Gurakuqi

Porti i Durresit, më shumë sesa Bregdeti i Zonës së Trafikut të Kanabisit, është shndërruar në bankoproven qe demonstron se si shteti i administruar nga kupola drejtuese ekzekutive e vendit, është shndërruar në mbrojtësin dhe garantuesin e nje aktiviteti të pangjashëm të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave përmes investimeve kaotike në territor.
Sistemi i Qeverisjes së Patronazhit, që ju keni konsoliduar nën drejtimin e udhëheqësisë, ka marrë një përmbajtje shumë më të gjerë se sa ai i përshkruar në manualet e shkencave politike: nuk bëhet fjalë më vetëm për mbizotërimin politik socialist të administratës publike dhe degëve kryesore të ekzekutivit, por për mbisundimin dhe kontrollin e të gjithë rangjeve të larta të shtetit, nga njerëz të besuar të Organizatës së Strukturuar Kriminale me mbështetje qeveritare, që kontrollon trafikun, kontrabandën, pastrimin e parasë, investimin e parasë, dhënien e lejeve të ndërtimit, prishjen e monumenteve të kulturës, licencat, fshirjen e të dhënave të sistemin fiskal për klientelen, vendimet gjyqësore transferuese të detyrimeve fiskale, etj.
Shqipëria, nën drejtimin e udhëheqjes suaj është e hedhur në kaos, nje vend i fundosur në valet e urrejtjes, të paligjshmërisë dhe paradoksalisht, autoret e kësaj situate, pretendonin deri dje, (së paku, para se të provohej ekzistenca e Toyota Yaris e nisur për në linjën e trafikimit të “zotëruesit” të“Via Egnatia”), se po hapnin negociatat për në BE.
Me lejoni t’ju them të nderuar deputetë të mazhorancës, se në përpjekjen e çmendur për të krijuar një pushtet të njëanshëm dhe të përjetshëm vetëm për një pjesë të shoqërisë, drejtuesit tuaj të kupolës socialiste, kanë prishur ekuilibrat e brishtë tradicionalë të shoqërisë, sistemin shtetëror, ndërtimin institucional, raportet ndërkrahinore në zhvillim dhe në shpërndarjen e perfaqesise se pushtetit në tërritor.
Në shtatorin e vitit 2013 ju keni premtuar kthimin e rendit brenda 100 ditëve. Të njëjtën gjë bëri ministri juaj i brendshëm në shtatorin 2017. Në fakt, prej pesë vitesh unë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi, ndeshemi çdo ditë me një shtet të dobët, nje rrjet të korruptuar të organeve të sigurisë, të inteligjencës dhe të ligjzbatimit. Të gjitha këto institucione të marra së bashku, kanë krijuar terrenin për depërtimin e sistemeve agjenturore, që punojnë përkundër interesave të një shteti identitar dhe demokratik shqiptar.
Ndërkohë, krimi i organizuar bën kërdinë, ka depërtuar në shtet dhe blen çdo gjë me lejen e Kryeministrit. Ndërsa politikanët tuaj më të rëndësishëm janë shndërruar në garantë të kalimit të parave të pista, që kanë mbuluar tregun, po shkatërrojnë konkurrencen e rregulluar dhe po investohen me arrogancë të paskurpull, përmes Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjerave, në fushën e ndërtimeve të pamata dhe të pa kriter.
Unë u drejtohem atyre deputetevë socialistë që besoj se nuk kanë asnjë gisht në këtë afërë të pisët të rrënimit të shtetit, por që me përuljen e tyre heshtin dhe presin therrimen e radhës së Kryepashait: Ju duhet të ndërprisni mbeshtetjen ndaj kësaj qeverie dhe duhet t’i hapni rrugën një zgjidhjeje politike në emër të shtet ndërtimit, sundimit të ligjit, shpjegueshmërisë në qeverisje qe eshte e kundërt me arrogancën, rritjes ekonomike të bazuar jo në infiltrimin të parave pista në tregun e brendshëm, por për shkak të lirisë së sipërmarrjes, taksave të ulëta, heqjes së pengesave burokratike dhe korruptive për investitorët.
Kupola e drejtimit ekzekutiv të këtij vendi është e zënë nga mjeshtrat më të mëdhenj të grabitjes të shtetit.
Sapo ata e kuptuan, se plani i tyre “reformues”, i vendosjes së Republikës në agoni funksionoi, u hodhën shpejt e shpejt për ta grabitur, mbasi e kanë të qartë që drejtësia është nën kontrollin direktorial të vetingut të militantëve socialistë.
Unë ju bëj thirrje ju qe nuk keni lidhje me mekatet e Kupoles, që të ndaleni, të mendoni dhe t’i hiqni mbështetjen një kryesie të tillë të strukturuar antishtet.
Vendi duhet të kalojë përmes një regjimi tranzitiv qeverisës, i cili duhet te kryeje disa reforma themelore te rikthimit te shtetit ne funksion.
Mijera qytetarë shqiptare pyesin çdo ditë: si është e mundur, që një popull kaq i vuajtur të këtë udhëheqës të tillë kaq të pashpirtë dhe kaq aventurierë?
Si është e mundur që babëzia të këtë të tilla përmasa në gjirin e një vendi aq të varfër?
Pyetjet e tyre jane para se gjithash per ju qe mbeshtesni udheheqesine tuaj te korruptuar. Dhe keto pyetje presin pergjigje nga ju.

Autori eshte deputet i PD

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 10:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...