Pritet takimi Rama-Erdogan-Vuçiç në Preshevë

Tuesday, 26 June 2018 13:00

REDAKSIONALE

Pasi u braktis përfundimisht nga Perëndimi Rama tashmë e ka vendosur që të rikthehet në krah të ‘vëllezërve’ të tij anti perëndimor Erdogan dhe Vuçiç.

Për shkak të refuzimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian, Kryeministri ynë do të ndryshojë kursin. Së shpejti pritet një takim mes tij dhe Presidentit të Turqisë, Erdogan, dhe Presidentit serb Vuçiç. Jo më kot për këtë takim kaq të ‘rëndësishëm’ është zgjedhur një vend si Presheva, në mes të një trevë me tradita të theksuara atdhetare shqiptare, të cilat me këtë takim Rama do t’i përdhosë.

Erdgogan ka një projekt të madh të tij për rikthimin e Ballkanit në neo-otomanizëm, një projekt që kryeministri shqiptar Rama ,me veprimet e tij, duket se e mbështet hapur. Nga ana tjetër rreshtimi i ‘vëlla Erdoganit’ krah për krah me Putinin kundër Perëndimit e bën Ramën akoma edhe më shumë të dashuruar me këtë plan të madh.

Si një Don Kishot i përhershëm i politik Kryeministri Rama kërkon ta largojë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga projekti euroatlantik dhe qytetërimi perëndimor. të cilit i përket për ta lidhur ngushtësisht dhe përjetësisht me projektin islamiko-lindoro-rus, projektin më antishqiptar që ka ekzistuar ndonjëherë.

“Dera e BE nuk hapet nëse Rama vazhdon dashurinë për Erdoganin. Me këtë politikë, Shqipëria mbyll çdo portë në Perëndim”. Ka qenë gjithmonë ky mesazhi i Perëndimit për Ramën.

Thamë në nisje të shkrimit që vendet perëndimore e kanë braktisur Ramën por ato nuk mund t’i braktisin shqiptarët, popullin me pro perëndimor në Ballkan. Ndaj kursi i Ramës drejt aleancës së errët të Lindjes do të jetë thjesht si adhurues i flaktë i saj. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 13:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...