“’13 toyota yaris’" do të mbushnin gropën buxhetore të "’qeverise koncesionare’"

Tuesday, 26 June 2018 14:10

Këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, në një shënim në rrjetet sociale deklaron me ironi se do të  mjaftonin vetëm 13 "Toyota Yaris" për të mbushur gropën 5-mujore të arkës së shpuar së qeverisë konçesionare.

Postimi i plotë

Do mjaftonin vetem "13 toyota yaris" per te mbushur gropen 5-mujore te arkes se cpuar te "qeverise koncesionare".

Do mjaftonin vetem "13 toyota yaris" qe buxheti te mos rishikohej me ulje te ndjeshme pas 1 muaji, ULJE NE KURRIZ TE INVESTIMEVE, RROGAVE, PENSIONEVE, SHTRESAVE NE NEVOJE.

Vetem gjate 5 muajve te pare te vitit, mungojne plot 57 milione dollare nga tatimet & doganat. Mosrealizime praktikisht ne cdo ze te te ardhurave, nga TVSH (-28 milione dollare) e deri te tatimi mbi te ardhurat personale (-10 milione dollare).

NUK KA PARA per kompensimin e ish te perndjekurve politike, ne 5 muaj eshte paguar vetem 11% e fondit vjetor.

NUK KA PARA per shtresat ne nevoje (perkundrazi...plot 30 mije familje te perjashtuara padrejtesist nga skema).

NUK KA PARA per rritje reale pagash.

NUK KA PARA per rritje reale pensionesh (te varferuar gjate ketyre 5-viteve me te pakten 12%).

NUK KA PARA per investime serioze nga buxheti i shtetit (pervec palmave dhe lulishteve).

AMA KA BOLLSHEM PARA per nje grusht njerezish, per oligarket qe perpijne cdo dite arken e shtetit, arke e cila mund te mbushet lehtesisht me vetem "13 toyota yaris".

Cmim te shtrenjte po paguajne shqiptaret per arrogancen e qeverisjes "koncesionare" te padrejtesive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...