“Ditë e trishtë për shqiptarët, Europa ngeli në klasë qeverinë e tepsisë”

Tuesday, 26 June 2018 20:24

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është bashkuar reagimeve pas vendimit të Këshillit Europian, për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë me BE për një vit.

Përmes një postimi në “facebook”, Tabaku theksoi se sot është një ditë e trishtuar për shqiptarët. Sipas saj për të dytën herë Rama dështoi, ndërsa Europa ngeli në klasë qeverinë.

Postimi i plotë:

Një ditë e trishtuar për shqiptarët dhe një sinjal i qartë që fasada e qeverise Rama nuk na çel negociatat. Për të dytën herë në radhë kryeministri Rama dështon. Europa ngeli në klasë qeverinë e tepsisë njësoj si atë të rilindjes.

Korrupsioni dhe Krimi Organizuar janë pengesat e mos çeljes së negociatave për Shqipërinë sipas vendeve anëtare të BE. Dy pika që ne si opozitë i kemi ngritur përballë murit të heshtjes së qeverisë së korruptuar dhe me ministra të lidhur me krimin e organizuar.

Nuk fitohet anëtarësimi duke kërcënuar BE por duke luftuar për arritjet e kritereve. Nuk arrihet qëllimi madhor vetëm se përmes vullnetit politik të qeverisë dhe jo një qeverie të lidhur me krimin e organizuar dhe pastrimin e parasë. Shqipëria e ka ende një shans, vitin e ardhshëm. Por nëse do vazhdohet me politikën e tepsisë dhe krimit të organizuar dështimi është i garantuar

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 20:30

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...