Ramës, Europa i njohu trurin dhe bëmat

Tuesday, 26 June 2018 20:33

Kur po mbushen 5 vjet nga koha që Edi Rama është kryeqeveritari i Shqipërisë, figura e tij si kryeministër po njihe përherë e më shumë në qarqet e diplomacisë europiane. Sikundër dihet, Rama me formim anarkisti, nuk ka pretenduar kurrë se mund të ishte një kryeministër i duhur për Shqipërinë, porse një propagandë e gjithanshme bëri që Ramën ta vlerësonin nga fasada e jo nga brendia. Rama ka besuar se suksesi i brendshëm në mashtrime kolektive në Shqipëri mund të ishte i tillë edhe në Europë. Pavarësisht investimit të madh që Rama ka bërë gjithë këto vite në këtë drejtim, tashmë Europa i ka njohur mirë trurin dhe bëmat e tij. Propaganda e Ramës si sistem drejtimi, bëri shumë shpejt efektin e kundërt, e zhvlerësoi shpejt atë. Në një vend të zhytur si asnjëherë tjetër në prodhimin e lëndëve narkotike, që eksporton kriminalitetit si kurrë më parë, ku pastrohen paratë në format më të njohura të mafies, Europa sigurisht nuk e ka të vështirë t’i njohë vetitë e vërteta të Ramës. Siç edhe është bërë i njohur, Rama ka mbrojtur ministrat e tij të brendshëm nga lidhjet që ata kishin me botën e krimin. Saimir Tahiri ishte modeli i qeverisjes së tij, qeveritari që ngriti modelin nepotik e të kriminalizuar në Policinë e Shtetit. Vetë Rama i dha akses emërimeve të elementit kriminal në posta të larta drejtuese. Europa nuk e kishte të vështirë të njihte mirë trurin dhe për rrjedhojë bëmat e Ramës.  

Modifikuar më Tuesday, 26 June 2018 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...