Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar një dështim të madh mos hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manjani shkruan se sot BE e tha qartë se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër drogës, krimit dhe korrupsionit, duke nxjerrë zbuluar gënjeshtrat qeveritare për arritje të mëdha.
Sipas tij e vetmja mënyrë që të shpëtojë Shqipëria është largimi i kësaj qeverie.
Ja postim i Manjanit:
Shumë interesant qëndrimi i sotëm i Këshillit Europian.
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm.
Por droga, krimi, korrupsioni dhe drejtësia e pamjaftueshme janë pengesë ende.
E thënë thjesht Shqipëria është në rregull, por jo qeveria!
Në fakt, qeveria dështoi paq! Megjithë progresin e Shqipërisë nuk arriti të marrë një ftesë për negociata sot, siç edhe kishte premtuar!
Logjika ta do që të shpëtojë Shqipëria duket të largohet qeveria!
Këtë thotë Europa, fare thjeshtë!