Kishte vetëm 5, ja 12 kushtet që Rama ia shtoi Shqipërisë për negociatat

E mërkurë, 27 June 2018 12:26

Kur erdhi në pushtet në vitin 2013-të, kryeministri Edi Rama gjeti në tavolinë vetëm 5 kushte që duhet të përmbushte për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sot, pesë vite më pas, Shqipëria e qeverisur prej tij përballet me plot 12 kushte, të reja dhe të vjetra, të cilat duhet të realizojë nëse nuk dëshiron të mbetet gropa e zezë e Ballkanit.

12 kushtet:

Këshilli inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit, duke u mbështetur në rezultatet e para të rëndësishme të vërejtura gjatë muajve të fundit.

Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet e saj në të gjitha këto fusha dhe duhet të sigurojë se rezultatet e mëtejshme duhet të arrihen edhe në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, si dhe në çmontimin e rrjeteve kriminale të organizuara.

Krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet, mbetet një objektiv thelbësor afatgjatë që kërkon përpjekje të mëtejshme, të strukturuara dhe të qëndrueshme.

Këshilli përsërit nevojën për masa efektive legjislative dhe politike për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikat kundër diskriminimit, duke përfshirë trajtimin e barabartë të të gjitha pakicave dhe qasjen në të drejtat e personave që u përkasin atyre në të gjithë Shqipërinë dhe për të siguruar zbatimin në përputhje të ligjit kuadër, duke adresuar në aktet nënligjore përkatëse të gjitha çështjet e pazgjidhura, duke përfshirë të drejtën për vetë-identifikim të lirë.

Këshilli gjithashtu përsërit nevojën për zbatimin efikas të të drejtave pronësore.

Këshilli vëren se dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës mbi reformat lidhur me BE është thelbësor për të avancuar në axhendën e reformave, në dobi të qytetarëve dhe për të afruar vendin më pranë BE-së.

Këshilli përsërit se Shqipëria duhet të forcojë reformat që synojnë rritjen e konkurrencës dhe trajtimin e ekonomisë informale. Këshilli inkurajon Shqipërinë që të përmirësojë më tej klimën e biznesit dhe investimeve, duke përfshirë sigurimin e zbatimit të të drejtës së pronës, duke ndjekur me forcë konsolidimin fiskal dhe forcimin e administratës tatimore.

Këshilli inkurajon Shqipërinë që të ndërmarrë hapa për të adresuar problemet e menaxhimit të mjedisit.

Këshilli gjithashtu mirëpret që Shqipëria të intensifikojë dialogun me vendet fqinje për të trajtuar çështje të rëndësishme dypalëshe dhe për të siguruar marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat mbeten thelbësore.

Këshilli vë në dukje pozitivisht përpjekjet e Shqipërisë për të vendosur masa efektive që synojnë ulin kërkesat e pabazuara për azil, të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet anëtare të BE-së. Këto masa duhet të ndiqen më tej, së bashku me bashkëpunimin dhe dialogun e vazhdueshëm me vendet më të prekura, derisa të arrihen rezultatet e qëndrueshme.

Reforma zgjedhore duhet realizuar dhe duhet zbatuar në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Në mënyrë të veçantë, Këshilli thekson nevojën kritike për të konsoliduar më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes verifikimit dhe për të dhënë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe duke thelluar momentin aktual të reformës. Kjo përfshin: – avancimin e mëtejshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke plotësuar të gjitha dosjet prioritare dhe finalizimin e themelimit të strukturave të pavarura gjyqësore, siç parashihet me reformën kushtetuese; – finalizimin e themelimit të organeve të specializuara, përkatësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (NBI) dhe Gjykatës; – forcimi i procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe në nivel të lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...