Meta takon Presidentin e EBU: Të forcohet RTSH

E Enjte, 28 June 2018 09:42

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Presidentin e Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), z.Jean-Paul Philippot dhe Drejtorin e Përgjithshëm të EBU, Noel Curran.

Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë, nën kujdesin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, të mbledhjes së Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të EBU.

Presidenti Meta çmoi dedikimin e këtij organizmi për ta bërë shërbimin e medias publike të domosdoshëm dhe inkurajoi drejtuesit e lartë të EBU për të fuqizuar marrëdhëniet dhe forcuar më tej bashkëpunimin me RTSH, me qëllim modernizimin e rritjen e mëtejshme profesionale të këtij medium publik.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike si dhe shprehu solidarizimin e tij të plotë me komunitetin e gazetarëve.

Në këtë drejtim, theksoi Presidenti Meta, është e nevojshme mbështetja dhe forcimi i mëtejshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...