Ky mund të quhet pa frikë një nga fjalimet më të shkurtër të tij në historinë e parlamentit. Edi Rama ka braktisur shpejt Kuvendin, pas fjalimit të tij, për të cilin ka patur 50 minuta në dispozicion, por ai ka menduar të përdorë vetëm 10, duke ikur menjëherë.
Rama ka vendosur të mos përballet me opozitën, ndërkohë që tha në fjalën e tij të shkurtër se ka arritje historike në hapjen e negociatave.
Ndryshe nga euforia që e kaploi ditën kur Komisioni Europian propozonte çeljen e negociatave, Rama foli i mërzitur për armiq që nuk i duan të mirën Shqipërisë.
Armiqtë tha ai janë si brenda vendit ashtu edhe në korridoret e BE-së.
Në Shqipëri armikun kryesor për “fitoren e negociatave ”, siç pëlqen ta quajë, është opozita në radhë të parë. E më pas një armik tjetër janë mediat pranë opozitës.