Deputeti demokrat Klevis Balliu, nga salla e parlamentit, denoncoi tentativën e kryeministrit Edi Rama për t’ia kaluar mediave dhe opozitës fajin e dështimit me hapjen e negociatave. Po përpiqet me cinizëm, tha ai, për të krijuar një demagogji për të damllosur opinionin publik me gjysmë lajme.
Ai paralajmëroi edhe për fatin e Ramës. Sipas Balliut, Rama do kujtohet si makth i shqiptarëve.
Fjala e plotë e deputetit Balliu:
Të nderuar qytetar
Mos hapja e negociatave fatkeqësisht sot është fakt.
Fajtorët e këtij dështimi monstruoz dhe antikombëtar po përpiqen me cinizëm për të krijuar demagogji për të damkosur opinionin publik me mashtrime gjysma lajmesh duke përdorur disa pseudo analist edhe gazetarë të paguar dukshëm apo jo për të krijuar iluzione pafajësie.
Në të vërtetë Ministrat e Jashtëm treguan se është i fortë respekti për vlerat e këtij tubimi elitar që u themelua për progres për siguri ndaj shoqërive barbare, me ideologji të korruptuara, me burime energjie nga veset e shëmtuara të kësaj bote.
Në këtë kuptim Ministrat e Jashtëm të BE treguan se ata nuk mashtrohen dot, ata treguan se vigjilenca e tyre elitare nuk korruptohet dot në shkallën që ti thonë të bardhës të zezë.
Ju Zoti Rama doni të shisni vjedhjen e miliona eurove në tendera si progres.
Ju Zoti Rama krenoheni në partin tuaj, në rilindjen tuaj se ju nuk pyesni për gjë në bote.
Dhe si i tillë ju morët përgjigjen që meritoni.
Vlerat e familjes Europiane me rrezatim botëror, nuk mund të mashtroheshin nga kllounadat e tua me atlete apo me zhgaravinat e tua, që ti i quan piktura.
Ti pandehe se talentin tënd për të mashtruar Europa do ta shihte si guxim krijues administrative.
Por të ndodhi e kundërta.
Ata kuptuan që ti sje asgjë.
Ju zoti Rama patët dhe keni dy avantazhe.
E para trashëguat një parti enveriste që lëpin liderin nuk e duan atë.
Dhe e dyta më e rëndësishmja që s’është thënë më parë
Është se ti dhe provat se ke një personalitet problematik me vese, u fute në zinxhirin ndërkombëtar të mafies, të vesit të drogës që komandon emigracionin si biznes dhe si shpartallim të strukturave të shoqërisë perëndimore.
Me këtë zinxhir ti çove Saimir trafikun në Shtëpinë e Bardhë dhe një ditë për këtë do të mbash përgjegjësi.
Kjo është fuqia jote, por Europa të tha jo, të tha ndal të kam lexuar Edvin.
Nga kjo pikëpamje shpresa jote dhe ndonjë ambasadori që ndan veset dhe infeksionet e tua mori një goditje të madhe.
Pasi BE nuk i besoj raporteve të Ambasadores Vllahutin, as përballjet e Mogerinit që do të thotë të rencit të dështuar të Italisë apo të Hanit që nesër njësoj si Fyle do jetë në radhë duke kërkuar pune.
Ndërsa fati jot do të jetë i barabartë me dëmin që i ke bërë vendit me sasinë e parave qe ke vjedhur shqiptarëve, do të jetë i barabartë me dhimbjen e nënave shqiptare që ja u fute fëmijët në kanabis, në bixhoz dhe i çove në kurbet.
Nuk do ti shpëtosh mallkimit të tyre sepse nuk i ka shpëtuar askush.
Dashuria jote për Vuçiçin dhe dhimbjet e tua për Erdoganin na kanë bërë sot që Shqipëria e Skënderbeut dhe Nënë Terezës të jetë me larg se Turqia nga Europa.
Ja ky je ti.
Je besnik i Atit tënd shpirtëror Enver Hoxha, që mos ti japësh këtij vendi asgjë perëndimore. Ti ke vetëm përmbytje të bibliotekës , urrejtje për Nënë Terezën, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, vrasjen e librit dhe varfërimin masiv të shqiptarëve.
Një ditë kur të të lexojnë siç të kanë lexuar shumë sot do të ketë një tronditje masive.
Dhe do të thonë
Ç’qe kjo kolere që kaloj mbi Shqipërinë? Qe pushtim, qe makth, qe njeri i vërtetë ky që e solli këtë kolerë.
E vërteta është që ti jë një unazë e zinxhirit të së keqes mbi këtë vend që po ngrihet si komb por po vuan si shtet.
Sot është në interes Kombëtar të largohet kjo e keqe Me Ramën jo vetëm nuk ka hapje negociatash por tashmë as nuk pranohet diskutimi për hapjen e negociatave.
Ndaj sot çdo qytetar duhet të ngrihet për të larguar këtë mallkim sovjetik dhe për tu rikthyer në habitatin tonë natyral që është Europa.