Që Edi Rama është në një situatë të vështirë pas vendimit të Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave kjo është e qartë.
Prej dy ditësh flet përçart. Në fillim urdhëroi të gjithë ushtarët e tij që të hapnin shishet e shampanjës, të gjithë për një qëllim, t’i hedhim hi syve shqiptarëve se gjoja negociatat u hapën dhe Shqipëria tanimë hodhi një hap para drejt BE.
Por sot në Kuvend e tradhtoi vetja. I nxirë, nga foltorja e Kuvendit fajësoi opozitën se e paska penguar Shqipërinë me të gjitha mënyrat, duke bërë gjithçka, që vendi të mos merrte shqiptarët.
Por në fakt nëse negociatat u hapën dhe të gjithë duhet të festojmë për cilin dëm duhet akuzuar opozita? Tani negociatat u hapën apo opozita me rolin e saj i shtyu?
Kryeministri ynë ose nuk është i qartë me veten e tij se çfarë ka ndodhur me negociata, ose e vërteta qëndron tek fakti se Rama e di që nuk ka më shpresa dhe vazhdon të bëjë atë që ai di më mirë, pra vazhdon të mashtrojë qytetarët shqiptarë duke i thënë se ato do të hapen vitin tjetër.
Dilemës se ku qëndron e vërteta Kryeministri mbase nuk i përgjigjet dot. I duhet kohë për të dalë nga kjo situatë e rëndë, kohë të cilën nuk ka për ta pasur. Shqiptarët nuk do ia japin këtë luks./55news.al/