VIDEO/ PD: Koha që Edi Rama të largohet është tani

Premte, 29 June 2018 12:15

“Ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet për t’i hapur rrugën integrimit evropian të Shqipërisë”. Ka qenë kjo deklarata nga selia e Partisë Demokratike e deputetit Flamur Noka

“Dëshmia e zyrtarëve të Policisë italianë dhënë gazetës franceze Liberation se në Shqipëri po mbillet kanabis me sasi të mëdha është dëshmi e faktit se Edi Rama po gënjen. Në bari është bllokuar 10 ton drogë vetëm 4 muajt e fundit, prodhim i muajve të fundit sipas analizave, kohë kur Rama shpalli fitoren e luftës kundër kanabisit.

E vërteta është se lufta kundër trafikut të drogës është një nga kushtet e vëna Shqipërisë në këmbim të hapjes së negociatave. Edhe mediat evropiane po e shprehin hapur se paratë e drogës janë të pushtetit.

Shqiptarët dhe BE nuk kanë asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën dhe tani është koha ta largojmë Edi Ramën dhe bandën e tij që t’i hapim rrugën Shqipërisë drejt Evropës”, tha ndër të tjera nga selia blu deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Video

Login to post comments