Basha: Qeveria e krimit bllokoi integrimin e Shqipërisë

Premte, 29 June 2018 13:05

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, doli ditën e sotme para gazetarët, për të folur mbi arsyet se pse nuk u hapën negociatat me Shqipërinë.

Basha u shpreh se Shqipërisë, nuk do ti hapen negociatat, përsa kohë kemi që Saimir Tahiri nuk është përballuar me ligjin.

Po ashtu, kreu i PD-së, tha se nuk do të ketë hapje negociatat sepse kjo qeveri është e kapur me krimin.

"Të gjithë shqiptarët pa larguar politikën e korruptuar Shqipërisë. Nuk do t’i hapen negociata. Nëse do të kemi Saimir Tahirin që nuk do të përballet me ligjin.", tha Basha. 

Video

Login to post comments