VIDEO/ Qershori iku dhe negociatat nuk erdhën, çfarë thanë Rama dhe Bushati

Premte, 29 June 2018 15:46

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar në Facebook copëza materialesh nga deklaratat e Ramës dhe të Bushatit, të cilët flisnin me siguri për çeljen e negociatave.

“Ja çfarë na u tha në çdo ekran për disa muaj me radhë nga Rama, që negociatat do hapeshin në qershor 2018 dhe do ishte suksesi i tij i madh. Tani do dale edhe 3 muaj të tjerë në cdo ekran të na thotë të kundertën që ishte sukses që nuk u hapen negociatat.

Ka vetëm një të vërtetë: Me Edi Ramen nuk ka dhe nuk do ketë ndonjëherë integrim për Shqipërinë”, shkruan Zhupa.

Në çdo dalje publike Rama dhe Bushati kanë qenë të sigurt se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të hapen këtë fund qershori.

Qershori iku dhe negociatat nuk do të ketë edhe një vit tjetër.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 15:48

Video

Login to post comments