×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ja rezultati i reformave të Ramës

Premte, 29 June 2018 16:45

REDAKSIONALE

Ka pesë vite në qeverisje dhe asnjë sukses në të gjithë këto vite. Edi Rama dhe qeveria e tij mund të konsiderohen pas asnjë ekuivok si ekzekutivi më i dështuar në këto 27 vite demokraci në vendin tonë.

Reforma në drejtësi

Reforma në drejtësi është shembulli ‘par excellence’ i dështimit ekstrem të kësaj qeveria. U premtua një reformë e cila do t’i jepte më në fund shqiptarëve një sistem drejtësie të drejtë dhe që do të rikthente besimin e qytetarëve.  Por në fakt çfarë ndodhi? Cilat janë rezultatet që kemi? Sot jemi në një situatë skandaloze ku Gjykata Kushtetuese është asgjësuar dhe Gjykata e Lartë është paralizuar. 

Nga ana tjetër kemi një kryeprokurore, ushtare e Kryeministrit, e cila bën gjithçka që t’i shpëtojnë burgut kriminelët. Dhe fakti është që sot e kemi Saimir Tahirin dhe Mark Frrokun të lirë. Kujtojmë se për reformën në drejtësi janë shpenzuar miliarda. Miliarda të cilat u vunë në shërbim të Ramës që ai të kapë drejtësinë.

Aksioni “Fund Marrëzisë” për lojërat e fatit

Aksioni policor kundër lojërave të fatit, që mori emrin “Fundi i Marrëzisë”, i nisur me shumë bujë në tetor të vitit 2013 mbylli vetëm 25 biznese. Në të vërtetë ishte një marrëzi pa fund. Rreth 6 mijë efektivë të policisë u angazhuan në mbarë vendin për të luftuar informalitetin te lojërat e fatit, duke shpenzuar [para dhe burime njerëzore. Dhe e gjitha rezultoi një dështim i jashtëzakonshëm.

Ky ishte një prej aksioneve të para të Saimir Tahirit dhe nuk mund të rezultonte ndryshe.  Shifrat tregojnë se aksioni mbetet shumë larg suksesit dhe se nuk ka arritur asnjë qëllimi, madje u kthye në bumerang. Sot kemi 60% më shumë lojëra fati në treg dhe shqiptarët janë edhe më shumë të ekspozuar, veçanërisht të rinjtë. Kujtojmë këtu që gjatë aksionit u vra në rrethana misterioze edhe Elvis Doçi, një shok i Saimirit, pronar i madh i lojërave të fatit.

Lufta kundër informalitetit

Më shumë se gjysma e konsumatorëve shqiptarë nuk marrin faturë kur blejnë cigare, veshje, produkte kozmetike dhe më pak te ushqimet. Përqindja e atyre që nuk marrin faturë është shumë më e lartë se në dy vende të tjera të rajonit, Maqedoni dhe Kosovë.

Ky është rezultat i luftës kundër informalitetit të qeverisë “Rama”. Përveç asaj nënës që shiste presh dhe berberit që përfunduan në burg dhe Saimir Tahirit që bridhte më 900 mijë euro pa kupon nuk ka asnjë arritje dhe rezultat konkret për tu përmendur.

Qëllimi i vërtetë i aksioneve

Kur të gjitha këto ‘reforma’ të mëdha kanë këto rezultate atëherë lind pyetja: Po pse Rama i ka pompuar dhe reklamuar kaq shumë këto aksione? E vërteta është vetëm 1: Për të krijuar kaos dhe frikë.

Miliona euro janë investuar, para të taksapaguesve shqiptarë apo edhe ndihma nga miqtë ndërkombëtare apo institucionet e huaja, dhe të gjitha të bëra rrush e kumbulla nga kjo qeveri dhe asnjë rezultat konkret.

Vetëm nëpërmjet kaosit dhe frikës do të mund të bënte atë që bëri këto 5 vite në këtë vend; kanabizim, kriminalizim, vjedhje kolosale, krim në pushtet, vjedhje zgjedhjesh, shkatërrim të ëndrrës evropiane./55news.al/

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...