×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Skandali/Nga raporti i DASH zbulohen deputetët trafikantë të Ramës

Premte, 29 June 2018 19:36

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten Raportin e vitit 2018 për Trafikimin e Qenieve Njerëzore ku qeverisja Rama denoncohet se nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore.

Raporti zbulon një paradoks të madh se në Shqipëri ndëshkohen viktimat e trafikut dhe jo trafikantët.

Nëse do t’i projektojmë në një pikë të vetme këto dy raporte rezultati është se qeveria shqiptare mbron dhe promovon krimin.

Teksti i këtyre raporteve të DASH-it, në harkun e qeverisjes së Ramës, shpaloset me të vërteta tronditëse që kanë shënjuar politikën shqiptare.

Ndonëse nuk ka plotësuar standardet minimale në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, e vërteta është se qeverisja e Edi Rama ka vendosur një standard botëror jo vetëm në mbrojtjen e trafikanëve, por i ka nderuar ata me postin e deputetit.

Mjafton të shohësh zgjedhjet parlamentare dhe bashkiake për të kuptuar se kjo luftë nuk ka dështuar, por s’ka ekzistuar  sepse këta “ligjvënës” ishin vetë trafikantë.

Mark Froku, një trafikant i kalibrit të parë, u bë deputet nga Edi Rama.

Arben Ndoka, po ashtu trafikant i regjur përdori paratë e trafikimit për të blerë mandatin e deputetit tek Edi Rama.

Elivs Roshi, precedentët e të cilit kërkojnë një enciklopedi të krimit, po ashtu një trafikant i qenieve njerëzore, u emërua Kryetar i Bashkisë së Kavajës duke përdorur paratë e trafikimit.

Ky raport është një goditje tjetër për qeverinë shqiptare pas raportit mbi të drejtat e njeriut, ku DASH-i denoncoi përhapjen e korrupsionit në të gjithë nivelet e qeverisjes.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...