“Mbro Teatrin”, artistët dhe qytetarët nisin nënshkrimi i peticionit (video)

Premte, 29 June 2018 20:08

Aktorët që nuk u blenë dhe nuk u bënë pjesë e pazarit të pista të Ramës dhe Veliajt për Teatrin Kombëtar u mblodhën sërish në protestë mbrëmjen e sotme.

Por në ndryshim nga organizimet e deritanishem  në mbledhjen e sonte përveç fjalimeve filloi edhe mbledhja e firmave për të kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit.

Qytetarët që ishin duke protestuar me një kartë identiteti u bënë pjesë e peticionit, përmes së cilit synohet të pengohet ligji i kaluar me procedurë të përshpejtuar me votat e maxhorancës në Kuvend.

Mbledhja e firmave do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për mbrojtjen kësaj pasurie kulturore.

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 20:55