Kryemadhi thirrje Presidentit për Teatrin Kombëtar

Saturday, 30 June 2018 15:05

 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar, dhe akuzat e opozitës se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës po tentojnë të shembin godinën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty një kompleks kullash shumëkatëshe. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi tha se ligji i fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda me të cilat po përballet ky vend.

“Nuk mund të rri pa përmendur çështjen e Teatrit Kombëtar, që nisi si një shfaqje teatrale me një skenar të Edi Ramës dhe regji të Erion Veliaj që sot është shndërruar në një estradë amatore faktikisht, ku aktorët kryesorë janë ata që shfaqjen më të rëndësishme të jetës së tyre na e japin dhe na i konsiderojnë si inspektimet e punimeve të stadiumit. Nuk është kjo as hera e parë, as hera e fundit që Edi Rama aktron në situatat e tij më të vështira për të tërhequr vëmendjen nga problematikat shumë të mëdha që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve. Çështja e ligjit të fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda, ashtu si dhe proceset e tjera që nga trafiku I drogës, që nga lirimi apo dhe mosdalja e para drejtësisë e peshqve të mëdhenj apo e kokave të krimit dhe trafikut të drogës, I bashkon bashkarisht me ligjin që kaluan në mënyrë të paprecedentë, pa asnjë lloj procedure në parlament, përsa i përket dhënies me koncesion, pa garë, të pronës publike”, tha kryetarja e LSI. Sakaq, ajo i ka bërë thirrje Presidentit Meta që të kthejë mbrapsht projektligjin për Teatrin.

“Unë shpresoj që z.Meta ka shansin të shlyejë gabimin e tij që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye kështu që besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij për ta rikthyer mbrapsht atë ligj dhe shpresoj që të distancohet dhe ai por megjithatë kjo është në zgjidhjen e atij dhe mund ti bëni pyetje vetë. Projektligji i Z.Rama që ka sjellë për teatrin tregon që ëndrrat e tij në sirtar prej 20 vitesh vazhdojnë të jenë akoma por ngelen përsëri ëndrra të grabitjes të pronës publike ashtu siç ka bërë dhe kur ishte Kryetar Bashkie. Kërkon përsëri të grabisi një pronë të cilën në qoftë se e mbani mend dikur e quante pronë që mbante dhe publikonte të brendshmet e Violeta Manushit. Sot është kthyer në një godinë me radioaktivitet për shqiptarët. Është gjithmonë qesharak për hir të së vërtetës dhe tregon dhe nivelin e lartë dhe amatoresk të tij. Por ajo që dua të them është që ky projektligj nuk do të ketë shanse për të kaluar pavarësisht se numrin e votave ai e ka. Por përfitojnë nga rasti që të gjejnë mundësinë sepse edhe vetë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim e ka bërë. Sepse nëse ky ligj do të shkonte në Gjykatë Kushtetuese automatikisht do të rrëzohej dhe do të kthehej mbrapsht”, u shpreh Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...