Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar ndaj komenteve të sotme të Edi Ramës lidhur me vrasjen e shoferit të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Vasili tha se ndërkohë që organet përkatëse nuk kanë nxjerrë akoma asnjë përfundim rreth ngjarjes, Kryeministri Rama e ka sikletin shumë të madh dhe po i imponon prokurorisë së ç’duhet të thotë.
Postimi i plotë
Cfare sikleti te madh ka kryeministri, qe serish behet prokuror.
Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe perfundimet per ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te brendeshem.
Ç'siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flase, te beje hetuesin edhe prokurorin???
Prokuroria po heton,po ben punen e saj dhe nuk ka nxjerre akoma nje qendrim perfundimtar.
Kaq te madh e ka sikletin kryeministri,qe po nxjerr perfundime dhe po i imponon prokurorise se ç'duhet te thote.
Ç'siklet ka kryeministri qe nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit te sigurise me te larte ne vend???
Ky kryeminister i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin,por edhe do vazhdojne....te dalin nje nga nje.