Komisionin Parlamentar i Ligjeve është përfshirë nga debate të forta. Në mbledhje është futur në rendin e ditës projektligji për Teatrin Kombëtar. Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e projektligjit nga rendi i ditës duke e quajtur një krim. Ndërsa maxhoranca e ka rrëzuar propozimin e PD-së.
Deputeti i PD- së Enkelejd Alibeaj iu ka thënë kolegëve socialistë se po bëjnë një krim dhe po bëhen bashkëfajtorë në vjedhje. Ai u ka bërë thirje atyre për të mos u bërë palë me kryeministrin Edi Rama në grabitjen e madhe të truallit të teatrit dhe ngritjen aty të kullave:
“Që juve ju kanë marrë të gjithëve për dore dhe po ju përdorin, po ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro, edhe kjo gjë është fare e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju. Është e qartë se sot jemi duke konsumuar një vepër penale me atë çfarë do të diskutoni pak më vonë; nuk kam asnjë lloj thirrje për ndërgjegjen tuaj pasi këtu jeni thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës Fusha, të Erion Veliaj që në vjedhjen që duhet të bëjnë të gjejnë një albi që po e voton Ulusiu, Klotilda, Vasilika etj. Kjo është alibia e asaj që po bëni.
Mirë! Po frikë burgun, e keni apo jo, për këtë që po bëni?! Kaq minimum inteligjence e keni për këtë që po ndodh?! Është fundi i institucioneve, sigurisht po është edhe fundi i karrierës juaj," theksoi Alibeaj.