VIDEO/ Basha: 28 vite nga 2 korriku, vijon drama e rinisë shqiptare

Hënë, 02 July 2018 18:21

Kryetari i PD zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë për 2 korrikun, 28 vite pasi nisi eksodi i madh tw shqiptarëve.

“Sot është 2 Korriku, datë në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial, por dhe nisjen e eksodit masiv të shqiptarëve. Bashkë me të rinjtë bashkëbisedojmë në selinë e Partisë Demokratike, për “Eksodin sot dhe dje. Papunësia e të rinjve, emigracioni masiv i tyre dhe integrimi evropian”, shkruan Basha në Facebook.

Basha në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë tha se 2 korriku ishte “ditë e madhe për shqiptarët, pasi në të njëjtën ditë, më 2 korrik 1990, Kosova u shpall republikë.

Një vit para 2 korrikut, u var Havzi Nela, viktima e fundit e komunizmit në Evropë. Të rinjtë e asaj kohe futeshin në burg pse dëgjonin muzikë të huaj apo visheshin me pantallona të ngushta, nga Fatmir Xhafaj dhe shokët e tij. 

“Edhe sot jemi të izoluar ashtu si atëherë. Jemi të izoluar nga zhvillimi teknologjik sot në botë dhe jemi mbrapa edhe vendeve të Ballkanit. Izolimi ynë është ekonomik. Nuk ka investime dhe kjo vjen për shkak të kësaj qeverie.

Shifrat e turistëve nga vendet e BE janë më të ultat në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Simboli i izolimit është mos-hapja e negociatave. Kjo nuk është bërë për shkak të shqiptarëve por është qeveria që i ka mbyllur Shqipërisë derën e negociatave”

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 20:00

Video

Login to post comments