"Po pastrohen 3-5 miliard euro, nuk mund të hapen negociatat"

Hënë, 02 July 2018 19:23

Lideri i opozitës, gjatë takimit me të rinjtë tha se në Shqipëri kanceri i komunizmit është zëvendësuar me kancerin e krimit, që është vegla që mban në pushtet Edi Ramën.

 “Si mund të hapen negociatat me dy ministra të përfshirë në trafikun e drogës, me një kryeministër të lidhur me Drogën dhe me një kupolë policie të lidhur me trafikun e drogës.

Sot po merren me pastrimin e parave. Të ardhurat e drogës janë nga 3 deri në 5 miliard euro dhe këto para po pastrohen nga Rama dhe njerëzit e tij nëpërmjet kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës.

Krimi dhe droga kanë shkatërruar tregun, konkurrencën dhe kanë izoluar Shqipërinë nga pjesa tjetër e Europës. Aspiratat e të rinjve shqiptarë janë vite drite nga ato që ofron sot Shqipëria. Sistemi kriminal shpërblen gjakatarin, të fortin, banditin dhe lë pas njerëzit me aftësi.

Në 2010 ne hoqëm vizat sepse kaluam disa provime të vështira. Ishin 120 detyra të cilat u kontrolluan një për një dhe ne i kryem ato detyra duke përfituar heqjen e vizave.” - tha Basha

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 20:50
Login to post comments