Nuk ka pse të ikë rinia, të shporret Edi Rama

Tuesday, 03 July 2018 11:52

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, në një postim në Facebook shpreh shqetësimin e saj për largimin e të rinjve nga vendi për shkak të mungesës së shpresës.

Sipas Kërpaçit zgjidhja është përballja me pushtetin, rrëzimi i atyre që mbajnë peng vendin.

Postimi i plotë

Nuk ka pse të largohet rinia dhe qytetarët Shqiptarë, të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij!

Kanë dështuar në moshapjen e negociatave, dhe nuk kanë sjellë asnjë ditë të mirë për qytetarët e thjeshtë!

Në diskutimet e mia me çdo të ri sot, të ekselencës ose jo, dëgjon me dhimbje sesi janë regjistruar masivisht në kurset e Gjermanishtes dhe jo vetëm, mjafton të jetë një vend i huaj ku të largohen, pavarësisht 1001 vështirësive!

Sot dëgjon të rinj, që nuk shohin shpresën për të qëndruar në vend dhe për të kontribuar në rikthimin e Shqipërisë në vizionin dhe punën për qytetarët.

Sot të rinjtë, nuk kanë mundësi ku të ushtrojnë profesionin e tyre. Statistikisht, të rinjtë nuk punojnë në profilin e tyre, por e sigurt që pavarësisht shkollave dhe masterave janë të gjithë në një Call Center.

Po çfarë do të ndodhi nëse këto call centera do të mbyllen?? Edi Rama, mbasi i gënjeu dhe festoi për dështimin e tij në moshapjen e negociatave, me babëzinë dhe egon e tij, vazhdon ti kalbi në varfëri, pamundësi, propagandë dhe shoë.

Shoë e ERTV, i kanë ardhur në majë të hundës të gjithëve që në realitet nuk kanë bukë të hanë, që nuk kanë mundësi të çojnë fëmijët në shkollë, që nuk mbijetojnë dot, dhe si kusur duhet të degjojnë dhe brroçkullat e kryeministrit që në asnjë moment nuk i shërben njerëzve që kanë nevojë, por një grusht Pasanikesh që i shërbejnë vetëm Edi Ramës.

Zgjidhja është përballja me pushtetin, rrëzimi i atyre që mbajnë peng vendin dhe njëherë e mirë krijimi i një klase politike demokratike, e fokusuar të njerëzit dhe atdheu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...