Socialistëve iu del një nënkryetare bashkie e dënuar, dekriminalizimi e shkarkon

Tuesday, 03 July 2018 18:08

Është shkarkuar  nga detyra nënkryetarja e Bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi. Shkarkimi i saj ka ardhur pas deklarimeve të rreme që Domi ka deklaruar në formularin e Departamentit të Administratës Publike, për dekriminalizimin.

Ajo reazulton e dënuar nga gjykata.  Sipas “Panorama” Domi është dënuar me vendim te formës së prerë në vitin 2006, “Për kalim malli kontrabande”, vepër penale për të cilën është dënuar me gjobë 400.000 mijë lekë.

Por, në vitin 2016, kur DAP kërkoi plotësimin e formularit të dekriminalizimit, Domi nuk ka deklaruar këtë vepër penale.

Duhet të theksojmë se për këtë vepër penale ajo u akuza për “Deklarimit të rremë dhe falsifikimit të vulave, firmave”, duke u dënuar me 6 muaj burg, në 2016-tën.

Duke pranuar fajësinë e kësaj vepre penale, Domi ka përfituar ulje të dënimit, me 4 muaj heqje lirie dhe në përfundim të shkallëve të gjyqësorit është dënuar në 2016-tën me 60 ditë punë komunitare, kryer pranë Bashkisë Durrës.

Paraprakisht, mësohet se Domit i është kërkuar të japë dorëheqjen si nënkryetare, derisa i ka ardhur urdhi nga lart. 

Vendimet e gjykatës

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...