×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Lubonja: Po grabitet prona publike, ja si mund të ndalohet shkatërrimi i Teatrit

Tuesday, 03 July 2018 18:31

Në një lidhje direkte për rubrikën ‘Opinion’ në News24, publicisti Fatos Lubonja ka folur për ligjin e pronës publike dhe pr.ligjit për Teatrin Kombëtar.

Lubonja tha se në këtë çështje nuk ka përgjegjësi vetëm kryeministri, por edhe të tjerët që i shkojnë pas. Sipas Lubonjës përmes këtij pr.ligji po tentohet të grabitet prona publike.

“Nuk mendoj se janë vetëm dy palë në këtë çështje është një palë jashtë politikës. Unë mendoj se këtu ka një problem siç është memoria e një kombi dhe vlerat shpirtërore të asaj godine të Teatrit. Tek tema e teatrit nuk është vetëm kjo çështje. Këtu janë çështjet e tjera që kanë të bëjnë me atë se çfarë tregon ky moment se ku është katandisur Shqipëria sa i përket shtetit të së drejtës.

Janë shumë gjëra që përmblidhen tek ngjarja e Teatrit. Duan të grabisin pronën publike duke nëpërkëmbur Kushtetutën. Këtu nuk ka përgjegjësi vetëm një person. Rama mund edhe të çmendet dhe nuk mund ta ndjekin 73 parlamentarë. Veliaj na ka premtuar 0 ndërtime në Tiranën historike. Këtu janë përgjegjës të gjithë dhe nuk është një njeri. Fakti që e ndjekin të tjerët mbrapa tregon se ku jemi katandisur”- tha Lubonja.

Fatos Lubonja u shpreh se nëse kalon pr.ligji për Teatrin në Kuvend atëherë është një çështje alarmi dhe shembja e godinës ndalohet duke përdorur formën e protestës si ajo për taksen në Rrugën e Kombit.

“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”- tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...