Ligji për Teatrin është dhunim i MSA, Delegacioni i BE-së hesht

E mërkurë, 04 July 2018 14:52

Delegacioni i Bashkimit në Tiranë, në veçanti ambasadorja Vlahutin, gjatë gjithë kohës për çdo gjë të mundshme kanë pasur reagimet e tyre për zhvillimet në Shqipëri.  Por për një gjë kanë heshtur dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një shkrim të botuar në exit.al thuhet se përtej elementëve të qartë korruptiv dhe dëmit të mëtejshëm që veprime të tillë i bëjnë plotësimit të kushtit të luftës kundër korrupsionit, Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar bie ndesh direkt me detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), që përbën kuadrin rregullues ndërmjet vendit tonë dhe BE-së.

“Nenet 71 dhe 74 të MSA-së parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin. Këto parime janë, gjithashtu, të konfirmuara gjërësisht nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ndër të tjera, përmes vendimit C-324/98 “Telaustria Verlags GmbH and Telefonadress GmbH v. Telekom Austria AG” të 7 dhjetorit 2000. Projektligji për prishjen e godinës aktuale dhe ndërtimin e një godine të re për Teatrin Kombëtar përcakton në mënyrë eksplicite, në nenet 6 dhe 8 të tij, kompaninë private me të cilën do të negociohet dhe lidhet kontrata për ndërtimin e teatrit të ri. Kjo kompani, është përzgjedhur në mënyrë arbitrare, pa asnjë proces që u ka dhënë mundësi të marrin pjesë apo të konkurojnë për këtë shërbim kompanive të tjera”, shuhet në shkrimin e botuar në exit.al.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...