Nishani: Teatri aferë korruptive, Shqipëria drejt ricopëtimit

E mërkurë, 04 July 2018 20:40

Një aferë të pastër korruptive e quan ish-Presidenti Bujar Nishani pr.ligjin për Teatrin.

I ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në “Gsh.al”, ish-kreu i shtetit thotë se kjo situatë po përdoret për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa nën rrogoz po luhet një skenar i frikshëm, siç është ai i ricoptimit të Shqipërisë, në favor të Greqisë.

Nishani: Është një aferë korruptive, dhe të gjitha shkeljet që i bëhen këtyre dimensioneve janë në funksion të saj. Sigurisht ka dhe mendime të mbrapshta, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga vendime të mëdha…si përgatitja e një copëtimi të ri në Jug.

Gazetarja: E keni fjalën për marrëveshjen me Greqinë?

Nishani:  Për aq sa është njoftuar nga mediat greke, po i falet pjesë e nëndetit, dhe për koincidencë kjo pjesë e detit ka pasuri të konsiderueshme.  Ky do të jetë jo thjesht një skandal, por do të çojë në lindjen e një konflikti të ri.

Ish-numri një i shtetit nuk i përgjigjet Veliajt për akuzat e ribëra për Parkun, por i kujton që e ktheu Bulevardin para Presidencës në skenë muzikore.

“Kishte sjellje të shëmtuara. Imagjinoni në një kryeqytet të Europës, ku kryetari i Bashkisë të vendosë në mes të ditës, përpara zyrës së Presidentit gjatë orëve të punës së Presidentit, bokset e muzikës metalike dhe të lancojë muzikë me orë të tëra. Kjo është e paimagjinueshme, por ja që ka ndodhur, por ky është standardi. Ndaj nuk merrem me replika dhe diskurse individuale.” tha Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...