Shehi sulmon Ramën: Unë hoqa dorë nga pronat e mia, ti i je vënë pas teatrit ke 20 vjet

E Enjte, 05 July 2018 15:54

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e këtyre ditëve por edhe kryefjalën e debatit të sotëm, Teatrin Kombëtar. Përmes një fjalimi të fortë Shehi pohoi se Teatri është e vetmja vlerë që ka qendra e Tiranës, ndërsa nënvizoi rëndësinë që të ruhet historia e qytetit. Ai e cilësoi projektligji për teatrin një vjedhje të pastër.

Po ashtu ai mori si shembull edhe një eksperiencë të tijën personale, ndërsa tregoi se kishte hequr dorë nga pronat e tij të ligjshme, ndërsa sipas tij Rama kishte 20 vjet që ishte vënë pas teatrit.

“Ky Kuvend ka halle të tjera, por ka dhe hallet e parave. Kam pasur një tufë pronash në Tiranë dhe në Shqipëri tek viti i tretë u mërzit dhe hoqa dorë, që ishin dhe tokat e babait tim të ligjshme. Kurse ky (Rama) ka 20 vjet vetëm do të marrë atë pronën atje. Kjo qoshe e Tiranës, jo vetëm për ne që jemi të këtij qytetit, është hapësira publike më e nderuar për t’u mbajtur. Nuk ka asnjë vend tjetër në Shqipëri që mund të jetë shkruajtur aq më shumë. Nëse ka diçka europiane ky qytet, se shumicën i shkatërroi Enver Hoxha, por nëse ka ngelur diçka që përfaqëson qytetin është kjo këtu. (Teatri). Ai nga ana e urbanistikës është i vjetër, por po qe për pallate të reja, Europa është e mbushur. Por atë se bëjmë dot. Se bëjmë dot stadiumin ‘Qemal Stafa’. Arsyetim më idiot se ‘qenka e vjetër’”, tha Shehi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...