Teatri/ Kryemadhi: Drejtësia do të rëndojë të gjithë autorët

E Enjte, 05 July 2018 23:08

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një reagim në Facebook i ka paralajmëruar të gjithë ata që votuan ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar se do të përballen me pasojat.

“Nëse turpit do t’i vinim sot mbiemër ai do të ishte “i gjatë”, aq sa emrat dhe mbiemrat e deputetëve socialistë që votuan sot projektligjin për prishjen e teatrit. Ky parlament mban mbi shpine dhjetëra mëkate, por ky i sotmi është vula që i vë zullumeve dhe perversiteteve të Edi Ramës, që si satrap komandoi ushtarët e tij të votojnë shkatërrimin e atyre pak vlerave që i kanë mbetur Tiranës.

Kryeqyteti nuk ka humbur sot teatrin, ka humbur forcën, shpresën dhe kurajon për t’u përballur me një diktator që vendos të minojë çdo vlerë të kulturës, demokracisë dhe qytetarisë. Shqipëria ka humbur sot një pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ideatorit e zbatuesit të kësaj masakre nuk i hyn asgjë në këmbë sepse në këtë vend ka vdekur dhe drejtësia, ajo që duhet të ndalonte sot dorën kriminale që synon shkatërrimin e teatrit. Tentakulat e banditizmit të qeverisë sot u shtrinë te teatri! Sepse në këtë vend nuk ka më institucione drejtësie, ka vetëm lakej të Edi Ramës.

Por fundi i diktatorëve është i shkruar qartas dhe atë nuk e lexon vetëm kryeministri ynë dhe qeveria e tij. Drejtësia do të rëndojë një ditë mbi ta dhe të gjithë autorët dhe zbatuesit e masakrës do të përgjigjen për këtë akt, nga më të shëmtuarit që ka votuar ky parlament”, ishte reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...