Kryemadhi: Vendimi për teatrin do ta bëjë Ramën kurban

Premte, 06 July 2018 12:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një reagim në "Facebook" shkruan se miratimi i ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar do të kthehet në kurban të Ramës një ditë. Sipas Kryemadhit, Rama dhe ata që e votuan ligjin do të përballen me pasojat dhe se ligji do të jetë ai që do t'i bëjë përgjegjës për shkatërrimin e Teatrit.

Postimi i plotë:

Edi Rama heshti dje përgjatë 12 orëve të seancës në parlament. Heshti sepse frika për vendimin e prishjes së teatrit është më e fortë se dëshira për t’ju kundërvënë opozitës. Heshti sepse më mirë se të gjithë kukullat e tij ai e di se ky vendim antikombëtar do të ketë kurbanin e tij një ditë.

Dhe ai që ka bërë kurban shokë e bashkëpunëtorë i trembet më shumë se të gjithë forcës së ligjit, që dje e sot mungoi, por një ditë do të rëndojë mbi të gjjthë ata që me votën e tyre shkatërruan njërën nga pak vlerat e kulturës dhe qytetarisë që kanë mbetur në Tiranë.

Edi rama heshti dje në parlament me shpresën se nuk do të regjistrohet në procesverbalet e parlamentit si njeriu që ideoi dhe zbatoi shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, duke harruar se sado të fshihet pas gishtit, sot të gjjthë shqiptarët e kanë të qartë se përgjegjësia është vetëm e tij.

Sikunder është e qarte se qytetarët do t’a mbrojnë teatrin me çdo kusht, me çdo formë e me çdo mënyrë.

Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga përgjegjësia për shkatërrimin e teatrit, sikundër asnjë forcë shtetërore, policore apo fadrome nuk do mund të prishë Teatrin Kombëtar!

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 13:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...