Teatri Kombëtar, refuzimi i dytë i Majkos, ja për çfarë e ka kundërshtuar Ramën në 2002

Premte, 06 July 2018 17:17

Të enjten në mbrëmje aktroi edhe Pandeli Majko!

Ministri i Shtetit për Diasporën shfyrtëzoi një telefonatë për t’u largua nga salla, vetëm pak para se të niste votimi për ligjin, që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ky ishte vetëm epilogu i një diskutimi me ton dhe gjeste mes tij dhe kryeministrit Rama, ku të dy dukeshin mjaft të irrituar. Distanca e tyre nga kamerat e bëri të pamundur të dëgjohej biseda, por sipas deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët qëndrojnë të ulur pranë postacionit të kabinetit të qeveritar, Rama i është drejtuar Majkos me fjalët “Mos më bëj numra, po nuk deshe të votosh, ik në shtëpi”!

Pas kësaj, Majko duket në pamje ndërsa merr celularin, hap një telefonatë dhe del nga salla e Parlamentit, pa marrë pjesë në votim.

Ministri Majko nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel për të shpjeguar sa ndodhi në Parlament dhe qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.

Për të njëjtën godinë, Pandeli Majko ka pasur edhe një tjetër përplasje me Edi Ramën, kur në vitin 2002, atëherë kryebashkiaku Rama kërkonte ta prishte Teatrin.

Në atë kohë, Majko ishte kryeministër i vendit dhe nuk pranoi planin e Ramës, të cilit i ktheu përgjigje përmes këshilltarit Sokol Gjoka.

“Beteja e kryeministrit Majko është të ndërtojmë e jo të shkatërrojmë”.

16 vite më pas, demokratët i kërkuan Pandeli Majkos të tregojë të njëjtën koherencë. Por, thirrjes publike të kreut të opozitës Basha, Majko iu përgjigj me një postim në “Tëitter”, ku i pëlqen t’i rikujtojë vetes se ka qenë dy herë kryeministër i vendit.

Përgjigjja e tij, më shumë sesa politike, ishte një koment prej kritiku arti që jep këshilla për kalendarin artistik.

“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të ‘një gisht’ më shumë sesa unë! Në vend që të merren me komente, i këshilloj të shohin dramën ‘Vizita e damës plakë’…e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë”.

Të enjten e seancës parlamentare, Majko ishte një prej ministrave që qëndroi më gjatë nga të gjithë në sallë, por nuk tha asnjë fjalë për teatrin. I vetmi gjest i tij ishte largimi nga salla, që la pas dyshimin nëse ishte një zbatim i urdhrit të kryeministrit, apo diçka më shumë?/Tch

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...