Tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme materiale në banesat në Krujë dhe Fushë Krujë. Por sikur mos mjaftonte problemi i shkaktuar, banorët kanë filluar të përballen edhe me abuzimet e institucioneve shtetërore për ç’dëmtimin e dëmeve. Një qytetar i kërkoi ndihmë ish-kryeministrit Sali Berisha për abuzimet që po bëhen. Asi shkruan se është ngritur një grup nga institucionet që po përpilojnë lista me familjarë të cilëve u është kërkuar ndarja 50% për tu bërë pjesë e listës.
Më poshtë denoncimi i dërguar në profilin e ish-kryeministrit Berisha:
Fillon ende pa u ndare vjedhja e fondeve për demet e tërmetit!
Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb
“Mirembrema z Berisha ju urojm shendet.
Zoti e ruajti vendin nga termeti e sidomos Krujen, F.Krujen e thumanen e me tej. Por shtabi i emergjences qe eshte nje shtab i perpilimit te vjedhjes se fondeve te permbytjeve duke tjetersuar emra e lista tani i mbledhur ne fsheftesi po perpilon lista te banesave te prishura nga termeti. Ky komision i perbere nga Xhemal Xhixha,Kamber polica ,Isuf Baku etj po perpilojnë listat per te vjedhur fonde gjoja per kompensim te demeve te termetit e ne fshehtesi ju marrin kartat e identit familjareve kundrejt marreveshjes se ndarjes se parave 50% me 50%. Me respekt....”