Nga Gazmend Cufaj
Partia Demokratike, dega Britani e Madhe në mbledhjen e saj të fundit të muajit qershor ka zhvilluar takimin e radhës së Kryesisë Drejtuese së saj. E drejtuar nga kryetari i degës së PD-së, Naim Hasani, kjo mbledhje ka aprovuar pikat kryesore të rendit të ditës dhe më pas ka votuar unanimisht pranimin anëtar të Kryesisë së saj z Gazmend Cufaj, që aktualisht drejton dhe Grupseksionin e PD-së për zonën Dangenham dhe Barking në Londër. Zoti Hasani ka deleguar mesazhet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për situatën në Shqipëri dhe gjendjen e PD-së. Në fjalën e tij, Naim Hasani ka seleksionuar mesazhin e qartë se sot, njësoj si në vitin 1991 është detyra jonë që në radhë të parë të bashkohemi brenda shtëpisë tonë, të bashkohemi rreth moralit tonë të konfirmuar në këto zgjedhje, me vullnetin e çdo shqiptari që do një shoqëri të lirë e jo të robëruar, me mundësi për të gjithë dhe jo për një grusht njerëzish. Do të kërkoj përveç bashkimit, një raport të ri dhe të ndërtuar me kujdes në radhë të parë mes drejtuesve dhe anëtarëve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishmja midis vetë Partisë Demokratike dhe qytetarëve. Leksioni që vjen nga ato zona që ne kemi fituar, tregon se bashkimi i të gjithë faktorëve, përdorimi i të gjithë forcës dhe vendosmërisë për t’u përballur me bandat dhe me lekët e pushtetit, pa sukses, vetëm atëherë kur nuk mbeti brenda dhe vetëm brenda familjes tonë, por kur u shtri në çdo shtëpi e çdo votues. Sipas drejtuesve të seksioneve dhe grupseksioneve, anëtarëve të tjerë të Kryesisë së PD-së dhe vetë z.Hasani shihet një rritje e ndjeshme e anëtarësisë së PD-së dhe në Britaninë e Madhe. Për këtë takimi pa diskutime të ndryshme për përmirësimin dhe organizimin e sa më shumë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe duke bërë dhe formularët e regjistrimit të anëtarësimit në PD të Britaninë e Madhe. Drejtuesi i Grupseksionit të PD për Dagenham dhe Barking, Gazmend Cufaj dhe i sapozgjedhuri i Kryesisë së Degës së PD-së për Britanine e Madhe u angazhua që të përshpejtojë punën në këtë drejtim. Për këtë ai ka vënë në dispozicion numrin e telefonit në lidhje me plotësimin dhe regjistrimin e mundshëm në formularë. U theksua se të dhënat në formularë janë konfidenciale dhe mbahen vetë brenda strukturave të PD-së. Për këtë ka qenë garanci dhe fjala e drejtuesit Hasani dhe diskutantëve të tjerë.
“Përfunduam më sukses mbledhjen e kryesisë se degës se Partisë Demokratike në Britani!! Faleminderit kolegëve të kryesisë dhe gjithë demokratëve këtu për kontributin në funksion të ndjenjës patriotike dhe nevojës për një Shqipëri Europiane dhe Demokratike me një diaspore aktive dhe aksionere të drejtpërdrejtë te fateve të saj!”- shkroi ne FB kreu i PD, dega Britani e Madhe, Naim Hasani.
Autori është kryetar i Grupseksionit të PD Dagenham dhe Barking, anëtar i Kryesisë së degës së Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe