Nënkryetarja e Lëvzijes Socialiste për Integrim, deputetja Kejdi Mehmetaj, ka reaguar në lidhje me votimin për ligjin për Teatrin dhe manipulimin që është bërë.
“Nuk kishte se si të mos bëhej sërish protagonist i shëmtisë së mazhorancës në përpjekjen për të prishur teatrin, edhe rilindësi më i ri i rilindjes së vjetër të Edi Ramës, përkatësisht Robert Bitri!
Sepse, megjithëse i ka sytë në ballë, e megjithëse nuk ka shfaqur simptoma çorientimi, nuk na ka dhënë ndonjë shenjë se nuk di as shkrim e as këndim, aq sa për të mos lexuar emrin e tij në kartën e vet apo edhe në monitorin e sallës së Kuvendit!
Mungesë integriteti, karakter të dyfishtë, moral të denjë për një rilindës shëtitës. Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindësit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në radhë me deputetët e LSI-së!”, shkruan nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj.