LSI u përgjigjet akuzave: Intriga e spekulime mjerane

Hënë, 09 July 2018 13:46

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, ka reaguar ashpër në lidhje me përfshirjen e emrit të tij si deformues i procesit të votimit të Ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar në seancën e së enjtes.

“Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim si deformues i procesit te votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, ne emër te integritetit te tij te dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij te deputetit ne momentin e uljes ne vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme... Kaq”, shkruan Panariti.

Ndërkohë të njëjtën qëndrim ka mbajtur dhe Endrit Braimllari, i cili është shprehur  se “Procedurat e votimit janë përgjegjësi totale e kryetarit te Kuvendit, i cili mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e votimit, urdhëron stafin ne çdo procedure votimi te verifikoj kartat, është ai përgjegjësi. Kurse presa i përket Bitrit ai e mban kartën ne portofol dhe çdo veprim është intrigë e rilindjes. Nuk është përgjegjësia jone për kartat, por është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit të bej verifikimet”.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 14:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...