Vasili përgënjeshtron Ballën: Nuk kemi negociata me PS

Hënë, 09 July 2018 17:28

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili hodhi poshtë deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se ka një komunikim zyrtar me LSI për ligjin e magjistraturës. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vasili tha se nuk ka asnjë komunikim me mazhorancën.

Vasili: Nuk ka asnjë komunikim dhe ka zero komunikim zyrtar me PS për nisma ligjore për të cilat bëhet fjalë siç është statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra ka zero komunikim zyrtar me PS.

Vasili shpjegoi edhe mënyrën e emërimeve në drejtësi.

Vasili: Këto nisma janë shumë të thjeshta për tu kuptuar përse janë të pavotueshme. Dy nene janë për të votuar, neni i parë është që të rikthejmë KLD të jetë ai që të bëjë emërimet në drejtësi dhe Prokurori i Përgjithshëm të bëjë emërimet sërish. KLD i vlerësuar edhe nga ministrja e Drejësisë që e ka quajtur mbledhjen dhe gjithçka bën KLD faqe të zezë që do të mbyllin historinë e drejtësisë shqiptarë. Tani më thuaj kësaj faqe të zezë tia japim kompetencën që të bëjë drejtësinë e re?! Së dyti ka pasur një vigjilencë të tmerrshme të PS që ish prokurori i përgjithshëm mos bëntë asnjë lëvizje. Po tani që erdhi prokurori me 69 vota i PS, ky  të vazhdojë të bëjë emërimet pa asnjë problem. Pra KLD e vjetër dhe prokurori i përgjithshëm ti bëjnë këto gjëra ndërkohë që u mallkuan dhe u konsideruan shkaku kryesor pse drejtësia po shkatërrohej.  Ndryshimi tjetër ka të bëjë për ti dhënë fuqi përsëri që shkolla e lartë e magjistraturës të zgjidhte ngërcin që ti jepte asaj mundësi që të vazhdonte punët e saj edhe për 2 vjet të tjera. Ligji parashikonte që këto cështje të zgjidheshin shumë mirë me dispozita tranzitore dhe këto punë do ti bëntë KLGJ dhe KLP.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...