Presidenti rus, Vladimir Putin mori pjesë vetëm në lojën e çeljes së botërorit, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, por mungoi në katër ndeshjet pasuese.
Kjo mungesë ka shkaktuar zemëratë tek tifozët rusë, të cilët kanë shkruar në mediat sociale se Rusia do të kishte fituar nëse Putini do të kish marrë pjesë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha Reuters se Putini ka planifikuar të merrte pjesë në ndeshjen e hapjes dhe mbylljes së botërorit. Sipas tij, ndeshjet e Rusisë “kanë qëlluar në kulmin e punës së tij të përditshme”.
Por, për këtë mungesë kanë dalë disa teori në Moskë. Sipas tyre, Vladimir Putinit i pëlqen të jetë i lidhur vetëm me fitoret dhe triumfet, e jo me humbjet. Ai gjithmonë e ka pasur këtë tipar, gjë që i është rritur me kohën, thotë analisti politik Valery Solovey.