Ministri i Financave, Arben Ahmetaj erdhi në krye të menaxhimit të parave të shqiptarëve, pasi ishte për disa vite ministër i Ekonomisë.
Por, duket qenë se Ahmetaj i kishte dhënë provat se ishte një njeri i bindur i Edi Ramës, dhe ai bënte çdo gjë që i kërkonte shefi, mori edhe shpërblimin duke u vënë në krye të Ministrisë së Financave.
Qëllimi i Edi Ramës për të vënë si ministër financash, Arben Ahmetajn, nuk ka qenë që ai të sillte më shumë të ardhura për Buxhetin e Shtetit, por të mblidhte më shumë lekë dhe t’i vinte në dispozicion të çdo iniciative për të kriminalizuar Shqipërinë.
Dhe mënyra me e mirë, që mësues i anglishtes që i ndriti fati dhe u bë ministër i financave, ishte skema kriminiale e PPP.
Skema e PPP, është një ndër skemat më të përhapur nga Rilindja për të vjedhur taksat e shqiptarëve.
Dhe për të pasur sa më shumë para për të vjedhur, Arben Ahmetaj ka rritur taksat e bizneseve dhe taksat e qytetarëve.
Arben Ahmetaj është vënë në dispozicion të çdo iniciative kriminale që për të pastruar paratë e drogës dhe të krimit, bëjnë propozime projektesh, të cilët më pas jepen si PPP.
/55News.al/