Gjykata deklaron fajësinë e Elvis Rroshit, atë që fshihte Rama

Premte, 13 July 2018 18:12

Gjykata e Tiranës ka deklaruar sot fajësinë e ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, duke i caktuar atij edhe masën e dënimit. Rroshi i ardhur jo nga bota e inteligjencies apo e biznesit, pa kurrfarë kualiteti për të qenë drejtues komunal apo bashkiak, u zgjodh nga Edi Rama për të marrë një bastion të demokratëve, qytetin e demokracisë, Kavajën. Rama shumë herë e mbrojti fort Rroshin se ishte i painkriminuar, ndërkohë që skeda jetësore e Elvisit me disa emra ishte shumë e errët. Rroshi nuk kishte asgjë, asnjë fije që të legjitimonte kandidimin e tij, por prapë se prapë, Rama e kishte shumë për zemër. Kur u zbuluan akuzat e Rroshit për përdhunime e trafiqe, Rama sërish e mbronte atë. Duhet thënë se sot realisht, fajtor u deklarua Rama. Ai duhet të punojë me orë në komunitet.

Login to post comments