Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë me tre muaj afatet për hetimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Krimet e Rënda kanë dërguar letër-porosi drejt Italisë në qershor dhe në korrik dhe prokurorët do të shkojnë në Itali për të marrë në pyetje të pandehurit e dosjes ‘Habilaj’.
Kanë dalë detaje të reja në lidhje me hetimet që po bëhen për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në saj të këtyre provave, prokuroria ka vendosur të zgjasë hetimet edhe me 3 muaj për Tahirin.
Bëhet e ditur se gjatë hetimeve janë zbuluar fotografi të Saimir Tahirit ne një skaf luksoz.
Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2014 dhe Tahiri ka qenë duke udhëtuar në skaf nga Mali i Zi në Leçe, kur ka pësuar difekt. Më pas ai ka telefonuar Artan Habilajn për ta rregulluar.
Ish-ministri vetë më pas është larguar me një skaf tjetër.
Prokuroria kërkon të hetojë për të mësuar se kush ka qenë me ministrin e Brendshëm të kohës.