×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Teatri Kombëtar, një histori e pastër vjedhjeje!

Saturday, 14 July 2018 22:10

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar fshihen miliona para dhe se prishja nuk është çështje teknike apo sigurie, por një krim shtetëror. Dhe faktet aty të çojnë. Kemi të bëjmë me një bandë që nuk pyet as për institucione as për ligj.  

Në projektligjin që është bërë publik është parashikuar që e gjithë hapësira që zë sot TK si dhe disa ndërtesa rrotull tij do t’i jepen  firmës “Fusha” sh.p.k, e njohur për fitimin e tenderëve të shumtë nga qeverisja socialiste dhe bashkia e Tiranës, jo pak por 14 tendera me milona e miliarda lekë. Shuma e përfituar nga “Fusha sh.p.k”, nga tenderat, kap vlerën e 22,106,703,990 lekë të vjetra (mbi 22 miliardë lekë).  

Kryeministri Rama bën çdo gjë për të mbushur xhepin e tij. Motoja e tij është e njejtë me atë të një pirati: Grabit dhe sundo!

Të gjithë e dimë se fati i Teatrit do të jetë i njëjtë me fatin tragjik të Kinema 17 Nentorit, ish Kinema Nacional , ne funksion qe prej vitit 1914 që tashmë ka përfunduar në qendër tregtare dhe i kinema Republika, e shndërruar në kullë. Për analogji me projektin e qeverisë për ndërtimin e Teatrit kombëtar, trualli dhe këto ndërtesa historike iu  dhanë investitorëve privat për rikonstruksion dhe "kthim në identitet". Por miliona u vodhën edhe aty!

Një gjë është e qartë se i vetmi qëllim i tij është shkatërrimi i Shqipërisë në çdo qelizë të saj.

Në filozofinë e tij të të vjedhurit, në filozofinë e tyre të shkatërrimit të vendit, Teatri Kombëtar është thjesht një histori vjedhjeje dhe asgjë më shumë.  

Teatri Kombëtar po shembet nga droga, por bashkë me Teatrin duket se po shembet dhe ëndrra vegimtare se në këtë vend mund të luftohet krimi e korrupsioni.

Login to post comments