Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ngritur disa pyetje për mos arrestimin e policëve të lidhur me drogën dhe krimin në qytetin e Vlorës.
Përmes një postimi në “facebook” Vasili pyet se pse Ministria e Brendshme nuk i arreston këta kriminelë. “Po pse Ministria e Brendeshme nuk flet dhe nuk informon fare per ta,nga cfare trembet? A mos ja ka mbyllur gojen ministrise se brendeshme fakti se ata drejtonin ne ne ate zone veprimesh qe lidhet ngushte me ish ministrin e brendeshem dhe akuzat qe rendojne ndaj tij ?” shkruan ai.
Më tej ai pyet pse kryeministri që s’di të pushojë së foluri tani nuk ndihet, sipas Vasilit ndoshta shkaku është sepse ai vetë është i përfshirë në krimet e tyre. “Po Kryeministri, qe flet pa u lodhur,gjoja edhe me detaje per "sukseset" ne luften ndaj droges pse nuk flet per ta? Cfare dine shefat ne arrati qe e shqeteson.... kaq shume Kryeministrin dhe ai hesht?”
Në fund kreu i grupit parlamentar të LSI-së shton se dita kur ata do flasin do vijë dhe atëherë kryeministri do ta ketë akoma më të vështirë.
Postimi i plotë:
"Forca e ligjit"si farse, pse Shefat e policise se droges se Vlores nuk jane arrestuar akoma????
Shefat e policise qe drejtonin dhe mbeshtesnin trafikun e kultivimin e droges per te cilet u shpall arresti dhe burgimi ne mungese nuk jane arrestuar akoma.
Kane kaluar 9 muaj dhe shefat e policise se Vlores mbi te cilet rendojne pergjegjesi te renda per perfshirje ne veprimtari kriminale jane te lire.
Po pse Ministria e Brendeshme nuk flet dhe nukbinformon fare per ta,nga cfare trembet?
A mos ja ka mbyllur gojen ministrise se brendeshme fakti se ata drejtonin ne ne ate zone veprimesh qe lidhet ngushte me ish ministrin e brendeshem dhe akuzat qe rendojne ndaj tij ?
A eshte pakti i heshtjes per keta, nje pike e kompromisit dhe shantazhit reciprok mes kryeministrit dhe ministrit aktual te brendeshem?
Po ata diplomate te huaj qe flasin me zell per "sukseset" imagjinare te luftes me drogen pse nuk flasin kurre per kete ceshtje me kaq rendesi dhe qe lidhet ngushte edhe me ish ministrin e brendeshem?
Po Kryeministri, qe flet pa u lodhur,gjoja edhe me detaje per "sukseset" ne luften ndaj droges pse nuk flet per ta?
Cfare dine shefat ne arrati qe e shqeteson.... kaq shume Kryeministrin dhe ai hesht?
A mos eshte nje mesazh edhe per shefat aktuale te policise,qe "punoni drogen per ne se cfardo do qe te ndodhe do t'ju mbrojme prape ne"?
Si do qe te jete ata do te arrestohen dhe atehere opinioni do te marre te gjitha pergjigjet per keto pyetje dhe arsyet e frikes dhe te heshtjes,por...atehere gjithshka do te jete shume e rende per Kryeministrin dhe ndeshkimi akoma me i rende.
E shumta iku dhe shume pak ka mbetur.Per fat te mire ca gjera...nuk i ka ne dore Kryeministri por ca te tjere....jashte Shqiperise.