Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka denoncuar sot situatën në Sarandë sa i takon pastrimit të qytetit.
Përmes një postimi në “facebook”, Manjani ka publikuar disa foto të kazanëve ku mblidhen plehrat teksa thotë se është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë.
Postimi i plotë:
Kam 7 vite që, çdo verë në Sarandë, bëj të njëjtën betejë me plehrat që nuk i mbledhin!
Betejë me bashkinë por edhe me qytetarët që ku gjejnë shkurre hedhin plehra…
Rezultati 0.☹️☹️
Sot është dita e tretë dhe askush nuk vjen ti pastrojë këto mbetje… Erën spektakolare që vjen aty nuk e përshkruaj dot!
Thjesht mblodhëm plaçkat dhe po ikim…
Shumë keq! Zhul shekullor…