“Qeveria fërkon duart por fundi është i tmerrshëm”

Hënë, 16 July 2018 10:26

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e piramidave financiare. Në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë borxhe për të larë teksa paralajmëron se fundi do të jetë i tmerrshëm.

“Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare. Të njëjtën efekt ka!

Njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë asgjë! Kanë borxhe për të larë. Deri sa të falimentojë edhe ndërtimi i kullave dhe të futet në kolaps tregu i pasurive, do vijojë kjo agoni.

Ndërkohë njerëzit do vriten e do sakatosen njëri me tjetrin, për të larë hesapet!!! Pamja bëhet gjithnjë e më e zymtë! Kjo pamje nxit IKJEN!

Qeveria fërkon duart se shtyn ca kohë kështu. Por fundi është i tmerrshëm…”, shkruan Manjani.

Login to post comments