×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kreu i FRPD-së paralajmëron Ramën: S’do të ndahemi me protesta gjatë gjithë verës!

Hënë, 16 July 2018 19:06

Prej kohësh tashmë të rinj nga forumet rinore të PD dhe LSI kanë nisur protesta kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, në të gjitha turet e tij të llogaridhënies. Dhe duket se këto protesta do të vazhdojnë edhe gjatë verës. Deklarata është bërë nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun. Në fjalën e tij Këlliçi tha se janë të vendosur tashmë që të protestojnë kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama, duke e ndjekur këtë të fundit “këmba-këmbës”.

Sipas Këlliçit, ka shumë të rinj pa asnjë angazhim politik, që janë të pakënaqur me qeverisjen e vendit, të cilët i bashkohen protestave të FRPD-së. Por nga ana tjetër, në këto protesta nuk kanë munguar as përplasjet me policinë, që siç nënvizon Këlliçi kanë ardhur me urdhër nga lart, edhe pse të rinjtë kishin leje paraprake për zhvillimin e tubimeve. Vetë Këlliçi thotë se përmes forcës, kërkohet që t’u mbyllet goja të rinjve, madje edhe përmes shantazheve dhe procedimeve penale.


Megjithatë Kreu i FRPD-së thekson vendosmërinë e të rinjve demokratë për të vijuar me protestat e tyre ndaj Kryeministrit Rama. Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale, Këlliçi bën të ditur se nuk është në objektivat e tij që të kandidojë nën siglën e PD për ndonjë bashki, por shton se do të vazhdojë të jetë me të rinjtë, në angazhimin që ka si kreu i FRPD-së.
Burimi: http://www.gsh.al/2018/07/16/intervista-e-dites-kreu-frpd-paralajmeron-ramen-protestat-vazhdojne-edhe-gjate-veres-ta-ndjekim-kemba-kembes/

Modifikuar më Hënë, 16 July 2018 19:58
Login to post comments